PDK e Kadri Veselit kështu tallet me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

PDK e Kadri Veselit kështu tallet me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Dhjetëra aktivistë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të tallen me negociatat mes LDK-së dhe VV-së për qeverisje.

Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur.

Këtë video aktivistët po e shpërndajnë duke ironizuar me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit i zgjedhur më 26 dhjetor. Por jo vetëm ai.

Me mbishkrimin që rikujton deklaratën e Albin Kurtit se ‘“Thojshin për 72 orë e bëjmë Qeverinë”’, kjo është videoja që po shpërndajnë anëtarët dhe deputetët e PDK-së.

Thojke e bejme Qeverine per 72 ore 😂

Gepostet von Sejdi Hoxha am Freitag, 10. Januar 2020