PDK e pranon humbjen, por nuk përfshihen në Qeverinë e Vetëvendosjes

PDK e pranon humbjen, por nuk përfshihen në Qeverinë e Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës e ka pranuar humbjen, duke uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren.

Por, Hoxhaj, tha se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Vetëvendosjes.

“Ne kemi dallime shumë të thella ideologjike me VV-në”, tha ai.

Hoxhaj ka falënderuar të gjithë anëtarët e PDK-së për fushatën zgjedhore.

Shtoi gjatë konferencës për media se kjo fushatë nuk ka qenë aspak e lehtë.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 17.56% të votave kur janë numëruar mbi 75% të votave. /Insajderi.com