Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për të dytën herë nga Komuna e Prishtinës, për shkak të organizimit të tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.
Gjoba e shqiptuar është dy mijë euro.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në kryeqytet, Adonis Tahiri.
Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook tha se askush nuk është mbi ligjin.
Komuna e Prishtinës ditë më parë, për të njëjtën arsye, ka gjobitur edhe disa subjekte politike duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (dy herë), Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.com
Askush mbi ligjin!
Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;
Maska jo;
Distancë jo;
Gjobë po!Posted by Adonis Tahiri on Friday, January 29, 2021