PDK: Glauk Konjufca rrotë rezervë e Albin Kurtit

PDK: Glauk Konjufca rrotë rezervë e Albin Kurtit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar se “Glauk Konjufca është rrotë rezervë e përhershme e Alibn Kurtit”.

Kjo pasi bartëse e listës i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.

“Siç duket as sulmet e Glaukut ndaj institucioneve të pavarura e as paraqitjet e tij nën nivelin e zakonshëm, nuk e kanë bindur liderin e tyre që Glauku të jetë bartës i listës”, ka shkruar Bytyci në Facebook.

Bytyci e etiketoi Kurtin si “lider autoritar”, duke thënë se “s’kanë numër 2”.

“E natyrshme, liderët autoritarë nuk kanë numër dy, për Albinin vlen parimi i vetëm: Unë, unë dhe vetëm unë, e pastaj të tjerët. Glauku bën pjesë tek të tjerë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com