
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore, njofton Insajderi.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, teksa ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, ka thënë se është krenar me listën e Rimëkëmbjes dhe programin që ofron partia e tij.
“Është një moment krenarie për mua të jem bartësi i listës së kandidatëve që sot betohen se do ta vazhdojnë rrugën e patriotizimit dhe atdhedashurisë. Është moment krenarie t’i prij një liste kaq profesionale dhe atdhetare”, ka pohuar ai./Insajderi.com