PDK hapë fushatën – Kadri Veseli paraqitet me PDK të qepur në këmishë

PDK hapë fushatën – Kadri Veseli paraqitet me PDK të qepur në këmishë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, duke theksuar se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Këto deklarata Veseli i bëri në një konferencë për media teksa të veshur mbante një këmishë në të cilën kishte të qëndisur shenjën ‘PDK’, me të cilën Veseli duket se veqse ka filluar fushatën zgjedhore.

Veseli foli edhe për vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai tha se ky vendim ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët.

“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen.

Për këtë, besoj se do të kemi konsulta edhe me partnerët e koalicionit të deritashëm dhe me partitë tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi”, tha Veseli.