Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka krahasuar skenat e dhunës në senatin amerikan me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe protestat e Vetëvendosjes në vitin 2015, njofton Insajderi.
Sipas tij, lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka qenë i kënaqur si kryeministër me pushtetin që pati për ca muaj në 2020-tën, pasi thotë se ai kërkon “pushtet për autoritet dhe jo pushtet për të qeverisur”.
“Kjo është edhe arsyeja se pse Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur si KM me pushtetin që e kishte në vitin 2020. Albini kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet, e jo pushtet për të qeverisur. Ai, si çdo populist thirrët në ligjitimitet popullor, e jo në legalitetin institucional qe vjen nga mandati i popullit përmes votes”, ka shkruar ndër të tjera Bytyçi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, ai thotë se Kurti publikisht e ka përkrahur presidentin e ri të SHBA-së, Joe Binden, por është sillur si ish-presidenti Donald Trump.
Ndryshe, paralele në mes grupeve pro-Trump dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur edhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Delawie tha se i kujtohet koha kur partia e Albin Kurti gjuante gaz-lotsjellës në Kuvend./Insajderi.com
Nëse e lexoni me vëmendje qëndrimin zyrtar të Albin Kurtit lidhur me aktvendimin e GjK-së, e vëreni se ai dhe partia e…
Posted by Avni Bytyçi on Wednesday, January 6, 2021