PDK ia kujton Haradinajt kohën kur e thërriste emrin e Kadri Veselit

PDK ia kujton Haradinajt kohën kur e thërriste emrin e Kadri Veselit

Partia Demokratike e Kosovës, ia ka kujtuar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, kohën e fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017, kur ky i fundit thërriste “Kadra, Kadria”.

Ish-kryeministri i Kosovës, tha të hënën gjatë një paraqitje televizive se “krejt Kosova e shau kur u bë bashkë me hajnat e Prontos”.

Kjo deklaratë e Haradinajt është pritur shumë keq në PDK, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i këtij subjekti opozitar, Avni Bytyci, publikoi videon teksa Haradinaj po përmendte emrin e Kadri Veselit.

“Demagogjia në praktikë”, ka shkruar Bytyci.

PDK dhe AAK qeverisnin bashkë nga 2017 e deri në 2019. Kishin lidhur një koalicon parazgjedhor bashkë me NISMA-n në zgjedhjet e parafundit.

Ata arritën të fitonin zgjedhjet me mbi 33%, por është dashur që t’ju bashkohen disa deputetë të Aleancës Kosova e Re, për të formuar një qeveri që u prish me dorëheqjen e Haradinajt shkak i një ftese për intervistim nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com