PDK: Institucionet ta mbikqyrin procesit zgjedhor në Mitrovicë, ka parregullsi

PDK: Institucionet ta mbikqyrin procesit zgjedhor në Mitrovicë, ka parregullsi

Dega e PDK-së në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga organet kompetente që ta përcjellin procesin e votimit, pasi thonë se aktivistë të saj kanë vëzhgues e komisionerë kanë evidentuar lëvizje të dyshimta të aktivistëve të AKR-së.

Sipas PDK-së këta aktivistë përfshirë familjarë të Agim Bahtirit, po bëjnë presion tek votuesit në qendra të ndryshme të votimit.

“Rasti më eklatant është ai i Zv. Ministrit Besnik Beka, i afërm i Agim Bahtirit, i cili është futur pa autorizim në qendrën e votimit në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicë, edhe pse dihet që qendra e tij e votimit nuk është në këtë shkollë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu PDK ka përmendur edhe një të afërm tjetër të Bahtirit, Bajram Kosovali,që sipas tyre ka hyrë nëpër qendra të votimit pa autorizim.

“Disa persona me automjetin e tipit Taureg, ngjyrë hiri, me targat 01-717- HN po frekuentojnë të gjitha qendrat e votimit dhe si duket po sjellin materiale nga selia e AKR- së, gjë për të cilën tani morëm informacion se Policia e Kosovës ka vizituar zyret e AKR-së”.