PDK-ja do ligj anti-COVID-19, masa të rrepta e gjoba

"Gabimet e qeverisë Kurti gjatë pandemisë po vazhdojnë edhe në këtë qeveri".

PDK-ja do ligj anti-COVID-19, masa të rrepta e gjoba

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një konferencë për media, ka deklaruar se situata me virusin Corona, është shumë e rëndë, ndërsa ka bërë thirrje që të miratohet ligji anti-COVID-19.

Ai tha se PDK do të përkrahë këtë ligj nëse sjellët në Kuvend, njofton Insajderi.

“Situata me COVID-19 është shumë e rëndë. Vetëm ditëve të fundit 17 raste të vdekjes. Kërkojmë që asnjë rast të mos paragjykohen dhe t’i jepet mundësi hetimeve. Nuk duhet të humbim më shumë kohë për ta miratuar ligjin anti-covid, i cili do të përfshinte tri fusha, masa të rrepta. Gjobë për këdo që i thyen ato masa, siç po veprojnë vendet”, tha ai.

Haxhiu shtoi se gabimet e qeverisë Kurti gjatë pandemisë po vazhdojnë edhe në këtë qeveri.

“Gabimet e qeverisë Kurti gjatë pandemisë po vazhdojnë edhe në këtë qeveri. Nuk janë dëgjuar thirrjet e PDK-së për shtimin e testeve. Kosova ka kapacitete të bëjë deri në një mijë testime brenda ditës”, tha ai./Insajderi.com