Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim vendimin e Qeverisë së Kosovës të votuar në Kuvend për ndarjen e 11 milionë euro që të paguhet rryma e serbëve në Veri.
Ne emër të kësaj partie para mediave foli deputetja, Blerta Deliu.
Sipas deliut një vendim i tillë përbën “shkelje të Kushtetutës së Kosovës”, njofton Insajderi.
“Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit.”, ka thënë ajo”.
Ajo shtoi se brenda një perudhe një vjeçare Qeveria Kurti ka ndarë 11 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët në Veri. /Insajderi.com