PDK-ja inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve

PDK-ja inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve

Partia Demokratike e Kosovës njofton se ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimit, PDK ka thënë se pas situatës së rënduar ekonomike do të deponojnë shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësojë qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti.

“Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën herë. PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve”, thuhet në njoftim e PDK-së

PDK-ja më pas i ka ftuar të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila sipas tyre, është ndihmë e drejtpërdrejt për familjet kosovare.

Tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale ka kohë që qytetarëve u është premtuar nga Qeveria Hoti. Por, kjo është përfshirë në Projektligjin e Pakos së Rimëkëmbjes, i cili dështoi të votohet edhe sot për të pestën herë./Insajderi.com