Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për thirrjen e një seance të jashtëz" />

PDK-ja inicon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për Badovcin

PDK-ja inicon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për Badovcin

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e ndërtimeve në zonën e liqenit të Badovcit.

“Për të diskutuar mbi këtë çështje, Dega e PDK-së në Prishtinë mbrëmë ka mbajtur një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.
Në këtë takim është vendosur që përmes asambleistëve të saj në Komunën e Prishtinës të nis menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.

Ky subjekt konsideron se çdo tentim për të zhvilluar aktivitet afarist dhe banimor në afërsi të liqenit është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet.

“Rrjedhimisht, kërkon nga asambleistët e të gjitha partive në Kuvendin Komunal që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të caktojnë sa më parë ditën për diskutim mbi këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për kryeqytetin dhe qytetarët e saj”, përfundon komunikata e PDK-së.