PDK-ja kritikon LDK-në për grumbullimet në fushatë zgjedhore

PDK-ja kritikon LDK-në për grumbullimet në fushatë zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilët dje filluan fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale në komunën e Podujevës, njofton Insajderi.

Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, si lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por edhe zyrtarët nga Qeveria.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë. /Insajderi.com