PDK-ja në mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë

Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së partisë.

Mbledhja ka filluar në ora 22:00, teksa në zyre ka arritur edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“Po kemi një mbledhje të kryesisë”, ka thënë shkurt Bytyçi.

Ai nuk ka dashur që të jap hollësi tjera për shkaktarin e kësaj mbledhje në këtë orë të vonë të natës.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me deputeten e kësaj partie, Blerta Deliu, e cila ka thënë që të kontaktohet pak më vonë, për shkak se është e zënë.

“Flasim më vonë, se jam e zënë”, i ka thënë shkurt Gazetës Blic, deputetja Blerta Deliu. /Insajderi.com