Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka kërkuar që qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban të jetë falas për qytetarët deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, shkruan Insajderi.
Përmes një konference për media, asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri, i ka bërë thirrje kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmetit, që të fillojë procedurat që ky propozim të jetësohet.
“Jam i lumtur që Komuna e Prishtinës ka filluar së zbatuari idenë e PDK-së që trafiku urban të jetë falas për një muaj. Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë falas për katër muaj, pra deri në muajin mars të vitit tjetër. Unë sot, nga këtu, i bëj thirrje kryetarit të komunës që t’i vë procedurat në zbatim”, tha Retkoceri./Insajderi.com