PDK-ja paralajmëron konferencë për media nesër

PDK-ja paralajmëron konferencë për media nesër

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër një konferencë për media, njofton Insajderi.

Kjo parti përmes një e-mail-i zyrtar, thotë që këtë të hënë do ta mbajë një konferencë, përmes së cilës do t’i adresohet qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në email-in e këtij subjekti politikë, nuk specifikohet se për çfarë saktësisht do të jetë ky adresim për media dhe qytetarë.

Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi./Insajderi.com