PDK kritikon Qeverinë Hoti – Mohon se zyrtarë të saj janë të përfshirë në vjedhjen e 2 milionë eurove

PDK kritikon Qeverinë Hoti – Mohon se zyrtarë të saj janë të përfshirë në vjedhjen e 2 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë shtypi të premten mbrëma, ka kritikuar së pari institucionet e vendit duke thënë se “Kosova po ballafaqohet me krim të madh”, njofton Insajderi.

Mërgim Lushtaku nga kjo parti, përmendi vjedhjen e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit duke e akuzuar Ministrinë e Financave dhe në veçanti ministren Hykmete Bajrami, se e kanë organizuar këtë vjedhje.

Tutje, Lushatku ka shtuar Qeveria Hoti po mundohet ta njollosë Partinë Demokratike të Kosovës, duke e lidhur me krimin në fjalë.

Më pas Lushatku i ka mohuar akuzat se ortaku i tij është i infiltruar në këtë vepër kriminale, duke e quajtur si tendencioze këtë shpifje.

Nga qeveria Hoti, po mundohen ta përfshijnë PDK-në. Nëpër portale është përmendur ortaku im, kjo është gënjeshtër. Dua t’ju informoj, se kam qartësuar se ky nuk është ortaku im. Kjo është tendencioze, pasi kanë pasur për qëllim të njollosin emrin tim. Ne kërkojmë që të arrestohet e dënohet çdo individ i përfshirë. Si PDK kërkojmë që të qëndrojnë larg hetimeve”./Insajderi.com