PDK kritikon Qeverinë Hoti për qasjen ndaj krizës ekonomike

PDK kritikon Qeverinë Hoti për qasjen ndaj krizës ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të hënën drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, dhe kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilët ka diskutuar për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Partia Demokratike e Kosovës, ka konsideruar si shqetësuese, “sjelljen e qeverisë aktuale karshi krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe neglizhencën e saj për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike javën që shkoi”, njofton Insajderi.

PDK nuk e ka votuar projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por ky subjekt politik kërkon që të plotësohet projektligj i cili është mekanizëm shtetëror si përgjigjie ndaj krizës ekonomike.

“Partia Demokratike e Kosovës, karshi përgjegjësisë së saj ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vendit, e fton qeverinë e Kosovës që ta plotësoj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19; t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike dhe propozimet e PDK-së, në mënyrë që kjo të votohet brenda një dite në Kuvendin e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se shteti mund të ofrojë lehtësira fiskale dhe të eliminojë procedurat burokratike.

“Si parti e qendrës së djathtë, PDK vlerëson se në këtë gjendje pandemie, institucionet e shtetit mund të ofrojnë lehtësira fiskale dhe të eliminoj procedurat burokratike; të përkrah drejtpërdrejt ndërmarrësit e Kosovës; si dhe të shoh praktikat më të mira evropiane të tërheqjes së mjeteve të tyre nga qytetarët prej Trustit pensional dhe mbështesë të gjitha kategoritë sociale pa dallim”. /Insajderi.com