PDK: Kurti braktisi premtimin e dhënë para dialogut me Serbinë

PDK: Kurti braktisi premtimin e dhënë para dialogut me Serbinë

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka braktisur premtimin e dhënë lidhur me zbardhjen e fatit të të pagjeturve kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi tha se në këtë takim ballë për ballë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Kurti nuk i pati në krah as Vasfije Krasniqin e as Saranda Bogujevcin.

“Ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre”, ka shkruar më tej Gjoshi.

Pas takimit me presidentin Vuçiq, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kurti deklaroi se i ka përmendur krimet e luftës të kryera nga forcat serbe dhe çështjen e personave të pagjetur.

“Edhe pse presidenti thotë se nuk di gjë, ka të tjerë që i dinë. Le t’i pyesim. Në Bosnje e Kroaci ka qenë e mundshme të thuhet se serbët e atjeshëm kanë qenë pjesëmarrës, në Kosovë s’kanë qenë askund krimet joshtetërore. E vërteta për krimet e Serbisë së Milosheviqit në Kosovë ndodhet në Beograd. Ne bëjmë thirrje që këta persona që janë gjallë e që ishin në pushtet në atë kohë të hiqen nga pozitat në Serbi e të merren në pyetje për të vërtetën kriminale të Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i qeverisë tha se Kosova ka nisur përgatitjet për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në luftë, por njoftoi se përgatitja e saj do të marrë kohë. /Insajderi.com