
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar se “Albin Kurti ka gënjyer se 20 vjet”.
Ky reagim i Bytycit erdhi pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në një bisedë virtuale me redaktorët e revistës politike të Oxfordit tha se “nuk do ta nisin luftën e tretë ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë.
Bytyci shtoi se “është e kuptueshme” pse Kurti nuk ballafaqohet në debate me Enver Hoxhajn.
“Kurti nuk ka: 1. Program 2. Përvojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit) 3. Konsistencë”, tha Bytyci. /Insajderi.com