PDK: Kushtetuesja duhet të miratojë kërkesën tonë edhe për një anëtar në KQZ

PDK: Kushtetuesja duhet të miratojë kërkesën tonë edhe për një anëtar në KQZ

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë duke pritur përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që t’i kthehet mandati edhe anëtarit tjetër të kësaj partie në këtë institucion, transmeton Insajderi.

Elshani thekson se pas marrjes së mandatit të dytë në KQZ, kjo do të ndikojë më shumë në punën e tyre ngase do të arrijnë ta “përballojnë presionin politik”.

“Po PDK duke u munduar që të respektoj edhe Kushtetutën, edhe standardet e kaluara ka propozuar dy emra, ku një ndër ta jam edhe unë dhe është anëtari tjetër Ilir Gashi ku ne presim që sigurisht që Gjykata Kushtetuese të vazhdojë me procedurën dhe shpresojmë që përgjigja të jetë ajo që është dhënë në vitin 2018 dhe në anën tjetër t’i kthehet mandati i PDK-së që i takon për një anëtar të dytë në KQZ”, tha Elshani, raporton EO.

“Ndikon shumë në punën e KQZ-së e sidomos kur janë dy anëtarë të një subjekti politik, meqënse të lejohet mundësia për të reflektuar më gjatë por në anën tjetër për të punuar në planifikime afatgjate që në raste tjera sigurisht është më sfiduese dhe nuk mund të përballosh edhe presionin politik që bëhet e në anën tjetër edhe aktivitetet që ndermirën dhe është një lehtësim për një subjekt politik”, tha më tej ai.

Elshani theksoi se do të mundohen që të bëjnë ndryshime në disa aspekte të nevojshme brenda KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe procesin e digjitalizimit dhe rritja e transparencës.

Tetë anëtar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK). /Insajderi.com