
Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, do të nis të shtunën nga ora 09:30, njofton Insajderi.
Nga ky subjekt kanë njoftuar se janë 794 delegatë që do të marrin pjesë në votim.
Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.
Gjatë ditës së djeshme kryetari i dorëhequr, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur me anë të një konference se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare.
Ai tha se vendimi i tij nuk është ad-hoc dhe është menduar mirë. /Insajderi.com