PDK mban sot konference për media

PDK mban sot konference për media

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar sot konference për media, shkruan Insajderi.

Konferenca pritet te fillojë nga ora 17:30.

Nga kjo parti nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së konferencës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës./Insajderi.com