PDK me aksion para Ministrisë së Punëve të Jashtme

PDK me aksion para Ministrisë së Punëve të Jashtme

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot, e premte, aksion para Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Aksioni i PDK-së pritet të mbahet në orën 14:30, përcjell Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo parti përmes një komunikate për media.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministres së MPJ-së, Donika Gërvalla, pas publikimit të një deklarate ku ajo vite më parë kishte thënë se do të dërgojë materiale në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Insajderi.com