“PDK me çdo kusht në pushtet edhe nëse duhet të vendoset në bisht të koalicionit”

“PDK me çdo kusht në pushtet edhe nëse duhet të vendoset në bisht të koalicionit”

Që nga viti 2007 e deri më sot Partia Demokratike e Kosovës(PDK) është në pushtet.

Zgjedhjet lokale e sfiduan  pushtetin e vërtetë të PDK-së kur garoi e vetme dhe jo në koalicione të mëdha, meqë fuqia e saj pothuajse u zhduk në nivel komunal.

Pavarësisht rezultateve të dobëta zgjedhore, kjo parti mbeti në pushtet, duke pasur në ‘duar’ pozitat të rëndësishme udhëheqëse  në Qeveri.

Leonard Kërquki, gazetari që e ka përcjellë gjatë politikën, thotë që PDK-ja tashmë është në fazën kur do të qëndrojë në pushtet me çdo kusht. Madje edhe nëse duhet të vendoset në bisht të koalicionit.

“PDK sot ekziston për t’i mbajtur zyrtarët  e saj në pushtet, ata munden me vazhdu me qenë në pushtet herë si partner i vogël herë i madh. Është absurde për një parti si PDK që është 10 vite në qeveri është e gatshme me qenë në pushtet a e ka kryeministrinë apo vazhdon me qenë në bisht të qeverisë, synim kryesor i saj është pushtetit pavarësisht se kush është në pushtet”, ka thënë Kërquki.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.