
Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të cilin e ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili tha se të gjitha qëndrimet e këtij subjekti do t’i shfaqë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu për Shqip.com.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim me krerët e partive për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve locale të 17 tetorit për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.