PDK merr pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

PDK merr pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të cilin e ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili tha se të gjitha qëndrimet e këtij subjekti do t’i shfaqë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu për Shqip.com.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim me krerët e partive për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve locale të 17 tetorit për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.

Takimi pritet të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 17:00.
Ndërkaq, gjatë të shtunës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i ka rekomanduar Osmanit që të shtyjë zgjehjet lokale për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus./Insajderi.com