PDK: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti është mashtrim nga VV-ja

PDK: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti është mashtrim nga VV-ja

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, është mashtrim, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo parti politike nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Bytyçi është shprehur se Vetëvendosje ka zgjedhur një deputet anonim si Salih Zyba për të folur për mocionin që, sipas tij, tregon se kjo parti nuk ka seriozitet për këtë çështje.

“Vet fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike”.

“Partia Demokratike e Kosovës është treguar e hapur, e sinqertë dhe mbi gjitha, shumë e drejtpërdrejt. Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve”, ka shkruar Bytyçi./Insajderi.com