PDK muajin e ardhshëm publikon kandidatët për kryetar të komunave

PDK muajin e ardhshëm publikon kandidatët për kryetar të komunave

Partia Demokratike e Kosovës do të publikojë muajin e ardhshëm e emrat e kandidatëve për kryetar komunash.

Këtë e ka kumtuar kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

“Që nga java e ardhshme do të publikojmë emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës në mënyrë publike, në mënyrë që të jemi të gatshëm për zgjedhjet lokale. Në këto, PDK do të fitojë shumicën absolute.”, ka thënë Veseli.

Përpos emrave të kandidatëve do të publikohen edhe emrat e pretendimeve për asambleistë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në fund të vitit 2021. /Insajderi.com