Driton Ajazi, ka deklaruar se “do të jetë kandidat për kryetar të Drenasit”, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo vjen disa muaj pasi kryetari aktual nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar.
Por, kështu nuk po mendon dega e bastionit të PDK-së.
“Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit”, ka shkruar ndër tjerash Ajazi në Facebook. /Insajderi.com