PDK në Malishevë kundër koalicionit me NISMA-n: Limaj politikan pa moral

PDK në Malishevë kundër koalicionit me NISMA-n: Limaj politikan pa moral

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë është deklaruar kundër koalicionit me Nisma-n Socialdemokrate, ndërsa ka akuzuar kryetarin e saj, Fatmir Limaj, për korrupsion dhe shantazhë, njofton Insajderi.

Nga kjo degë e kanë cilësuar Limajn si një politikan pa moral politik e as njerëzor.

“PDK-ja nuk do të bëj këtë gabim vetëvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është personifikim i korrupsionit dhe shantazhit. Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë kundër këtij koalicioni në të gjitha format”, thuhet ndër të tjera në reagimin e degës së PDK-së në Malishevë.

Sipas tyre, Limaj ka luftuar në të gjitha format dy ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin duke akuzuar, shpifur dhe sulmuar të gjithë ata që i përkrahnin mendimet e tyre./Insajderi.com