PDK në opozitë, për momentin

Partia Demokratike e Kosovës është parti opozitare, por është spekuluar për përfshirjen e PDK-së në Qeveri

PDK në opozitë, për momentin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci ka reaguar kundrejt zërave se PDK do të përfshihet në Qeverinë Hoti.

Në një postim në Facebook, Bytyci ka thënë se kjo nuk është diskutuar në asnjë nivel vendimmarrës.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve”, ka shkruar Bytyci në Facebook.

Në ditët e fundit ishin ngritur disa raportime se partia e Kadri Veselit do të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti – një qeveri e cila përbëhet nga LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe minoritetet. /Insajderi.com/