PDK në Prizren merr mbështetje nga Nisma që ka fituar mbi 5 për qind të votave

PDK në Prizren merr mbështetje nga Nisma që ka fituar mbi 5 për qind të votave

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka marrë mbështetje për balotazh nga Nisma Socialdemokrate.

Lajmi është kumtuar nga vetë dega e kësaj partie në këtë komunë.

“Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, ky subjekt politik kritikoi edhe qeverisjen e Mytaher Haskukës në këtë qytet.

Haskuka në balotazh përballet me Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.

VV në Prizren ka marrë 24 mijë e 378 vota apo 40.41 për qind.

Ndërsa, PDK, ka 31.36 për qind apo 18 mijë e 919 vota.

Ndërkaq, Zafir Berisha ka fituar 3 mijë e 452 vota që në përqinje është 5.72 për qind. /Insajderi.com