PDK në Skenderaj ankohet për gjuhën e Bekim Haxhiut

PDK në Skenderaj ankohet për gjuhën e Bekim Haxhiut

Partia Demokratike e Kosovës është ankuar në Polici si dhe në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekim Haxhiu i cili publikisht është mbështetës i “Idealit” të Bekim Jasharit për sa i përket zgjedhjeve lokale të 17 shkurtit.

Përmes një video të siguruar nga “KOHA” dëgjohet teksa Bekim Haxhiu thotë se “do të dihet kush kënd e voton”.

“Ju thashë në katund temin, e po ju them edhe juve këtu. Këto zgjedhje kanë me u mbajt mend edhe në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ”.

“Me katund, me bashkësi lokale, kush me kënd u kanë. Vallahi me shpi ka me u ditë. Kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush kundër tyre u kanë”, dëgjohet teksa flet Haxhiu.

Kjo gjuhë për Fadil Nurën është e papranueshme dhe për këtë janë ankuar.

“Po jemi ankuar në Polici dhe PZAP, pasi gjuhë e tij është kundër kodit zgjedhor”, i ka thënë Nura Insajderi.com

Po ashtu, Nura theksoi se si degë e kanë parashtruar në parti edhe çështjen e Bekim Jasharit- i cili në garën zgjedhore në Skenderaj është kundër partisë të cilës i përket.

Shqip.com ka tentuar të komunikojë me Bekim Haxhiun, por nuk ishte e mundur.

Fituesi nuk dihet më në Skenderaj.

Për dallim nga e kaluara kur Partia Demokratike e Kosovës fitonte pjesën dërmuese të votave në Skenderaj – tash kjo komunë është shndërruar në një garë tejet interesante.

Krejt kjo ka ardhur pasi në vitin 2017 siç thotë Sami Lushtaku PDK “ia dorëzoi” mandatin Bekim Jasharit, duke u larguar nga gara. Pa PDK, Bekim Jashari fitoi bindshëm.

Kandidatura e Bekim Jasharit kishte gjetur mbështetje Hashim Thaçi, komunë nga e cila vjen – si dhe prej kryetarit të atëhershëm të PDK-së, Kadri Veselit.

Për, Kadri Veselin – Bekim Jashari ka deklaruar se “dy javë para se të shkonte në Hagë i kishte ofruar mbështetje për mandatin e dytë”.

Por, Memli Krasniqi – kryetari aktual i PDK-së thotë se “asnjë kandidat nuk është i partisë së tyre jashtë numrit 177”.

Me numrin 177 në Skenderaj kandidon Fadil Nura i PDK-së.

Memli Krasniqi në Skenderaj

Kjo pasi Sami Lushtaku nuk ka mundur të kandidonte për shkak të normave ligjore.

Dekreti për moskandiidm të personave që janë të dënuar me burg në tri vitet e fundit ia ka parandaluar kandidimin atij.

Mirëpo, Lushtaku është në çdo tubim elektoral në Skenderaj.

Para krejt kësaj situate, Bekim Jashari e Sami Lushtaku kanë pasur “përplasje në distancë”.

Jashari thoshte se “ish-kryetari Skenderajt ka qenë larg vijave të fontit”, ndërsa Lushtaku refuzon t’i referohet me mbiemër, duke e quajtur vetëm Bekim, por jo edhe Jashari. /Insajderi.com