PDK: Nga Kurti nuk kemi marrë ftesë për t’u konsultuar rreth dialogut

PDK: Nga Kurti nuk kemi marrë ftesë për t’u konsultuar rreth dialogut

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për t’u konsultuar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, vizita e Kurti në Bruksel i ka shërbyer fillimit të dialogut, përcjell Insajderi.

“Ne nuk kemi pranuar ende asnjë ftesë nga Kurti. Mendoj që ai në rast se do ta kishte seriozisht konsultimin me opozitën për këtë çështje do të duhej që ta bënte para se të udhëtonte në Bruksel. Vizita e tij në Bruksel i ka shërbyer krye e këput fillimit të dialogut”, ka thënë Tahiri para mediave.

Ai tutje ka shtuar se “Kurti nuk është transparent e as i sinqertë në këtë proces”./Insajderi.com