Edhe pse fushata parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 11 qershor do të nisë me 31 maj, partia më e madhe në pushtet ka nisur fushatën edhe në televizione.
Pasi kreu i kësaj partie për katër muaj me radhë filloi me turin e dëgjimit që më pas u konkretizua në turin me ekspertë që rezultoi me “Fillimin e Ri” përpara se të bie Qeveria, një ditë pas rënies së saj, ka nisur fushatën televizive.
Kanë vendosur të sponsorizojnë video mesazhin e kreut të partisë Kadri Veseli në të cilin ai sulmon ish-partnerin e koalicionit Isa Mustafa për mungesë vendimmarrje.