PDK: Nuk kemi diskutuar për koalicionet para zgjedhore

PDK: Nuk kemi diskutuar për koalicionet para zgjedhore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se partia pjesë e së cilës është ajo nuk ka diskutuar për ndonjë koalicion.

Është raportuar se brenda PDK-së ka mospajtime në lidhje me koalicionin me NISMA-n Socialdemokrate të Fatmir Limajt, njofton Insajderi.

“Ne nuk kemi asnjë koalicion për momentin dhe nuk kemi diskutuar për një gjë të tillë. Besoj në Kryesi do të vijnë çdo propozim që do të jetë pa kaluar në Kryesi besoj që nuk merr jetë pastaj. Neve listën do ta plotësojmë me 110 deputet”, ka thënë ajo për EO.

Hoxha përmendi edhe rëndësinë që lista për deputetë nga kjo parti politike të jetë precize në bazë të komunave.

“Normalisht e rëndësishme është ajo se si do të jetë distribuimi hapësinor në bazë të komunave të Kosovës domethënë degëve që i ka të shtrira në Kosovë bazuar edhe në numrin e banorëve meqë Kosova është një zonë zgjedhore”, tha ajo. /Insajderi.com