PDK për 100 ditët e Qeverisë Kurti: Zhgënjeu edhe skeptikët më të mëdhenj

PDK për 100 ditët e Qeverisë Kurti: Zhgënjeu edhe skeptikët më të mëdhenj

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për 10 ditë sa është në pushtet ka zhgënjyer edhe skeptikët më të mëdhenj, janë shprehur nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell Insajderi.

Sipas tyre, në këta tre muaj, ekzekutivi s’ka pasur asnjë vendim ose politikë që e ka shtyrë përpara për qytetarët.

Të gjithë paraqitjen e shefit të qeverisë në 100 ditë e konsiderojnë si improvizuese.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se i vetmi qëllim i Qeverisë Kurti në këto 100 ditë ka qenë kapja e institucioneve.

Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për qasjen e tij në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Realisht ishin më shumë improvizime sesa propozime. Qytetarët e Kosovës nuk i kanë brengë ato që i ka propozuar kryeministri para delegacionit serb në Bruksel. Ai fillimisht është dashur të marrë mandatin në Kuvendin e Kosovës, është dashur të arrijë një konsensus me partitë politike edhe është dashur ta paraqes programin dhe vizionin çfarë pret nga bisedimet. Asnjëra nga këto tri nuk është përmbushur, i ka paraqitur katër pika që kanë qenë më shumë për konsumim ditor”, shton Gjoshi për KP.

Ndryshe, PDK këtë fundjavë do të mbajë edhe konventën zgjedhore për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të partisë./Insajderi.com