
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike në vend, njofton Insajderi.com.
Ky vendim u mor për shkak të vrasjes së kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e kësaj partie, Astrit Ademajt dhe zyrtarit Blerand Kadrijaj.
Këtë njoftim Partia Demokratike e bëri me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftim.
Vrasja e Ademajt dhe Kadrijajt ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, ndërkaq edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. /Insajderi.com