PDK po mbledhë nënshkrimet për seancën e zgjedhjes së presidentit

PDK po mbledhë nënshkrimet për seancën e zgjedhjes së presidentit

 

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Mbledhjen e nënshkrimeve për këtë seancë e ka konfirmuar edhe deputeti nga PDK-ja, Ramiz Kelmendi.

“Është kërkesë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit.  Një pjesë e madhe e deputetëve janë përgjigjur kësaj kërkese. Përafërsisht është rrumbullakësuar numri i deputetëve që e mbështesin kandidaturën e Thaçit për President”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.  Kandidati më serioz për tu bërë presidenti i pestë i vendit është Hashim Thaçi.  Partia që ai drejton, PDK, ka një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që i garanton atij përkrahjen e depyutetëve të LDK-së.

Megjithatë, deri më tani, një numër i deputetëve nga LDK-ja kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë Thaçin./Insajderi.com