PDK pranë një humbje të madhe – e braktisë “zëri i rinisë kosovare”

PDK pranë një humbje të madhe – e braktisë “zëri i rinisë kosovare”

Ish-kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, ka kaluar nëpër “ujëra” të ndryshme politike dhe deri tani duket se nuk po e gjen askund hapsirën e nevojshme për të vepruar. Ibrahimi duket se nuk po bëhet rehat as në Partinë Demokratike të Kosovës.Në një postim në faqen e tij në facebook, ai ka lënë të kuptohet se tashmë ka filluar të kërkojë propozime për një parti të re politike, ku ai mund të angazhohet në të ardhmen.“Ne cilën parti do te me rekomandonit te angazhohem – nëse se shpejti do te ishin zgjedhjet. I mirëpres komentet tuaja”, ka shkruar Ibrahimi.

Ibrahimi në PDK kishte kaluar me 30 maj të vitit 2017, dhe atë botë ishte mirëpritur nga Kadri Veseli.“Vendimi i Armend Ibrahimit për t’u bërë pjesë e Fillimit të Ri është inkurajues edhe për shumë të rinj që besojnë në lidershipin e guximshëm të Partisë Demokratike të Kosovës”, kishte shkruar Veseli në Facebook.Ibrahimi dikur ishte edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.