Partia Demokratike e Kosovës do ta prezantojë planin e saj për drejtësinë, njofton Insajderi.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se të hënën në ora 18:00, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do ta bëjnë prezantimin
“Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, bashkë me Abelard Tahiri, sot do ta prezantojnë Planin e Rimëkëmbjes për shtetin e së drejtës dhe forcimin e sundimit të ligjit. Na ndiqni nga ora 18:00 në faqen tonë zyrtare, kanalet televizive dhe mediat online”.
Ky subjekt politik tashmë ka prezantuar planet e saj për ekonominë dhe shëndetësisë. /Insajderi.com