PDK: Procesi zgjedhor po shkon në rregull

PDK: Procesi zgjedhor po shkon në rregull

Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull.

Abelard Tahiri ftoi qytetarët që të dalin masivisht në votime, përcjell Insajderi.

“Procesi nuk ka pasë parregullsi dhe kjo dëshmon se Kosova ka demokraci të konsoliduar. Ka mbetur edhe një orë e gjysmë deri te mbyllja e vendvotimeve. Ftoj qytetarët që të dalin të vendosin për të ardhmen e Kosovës”.

“Dilni dhe votoni sepse secila votë është e rëndësishme për demokracinë tonë të re”, shtoi Tahiri. /Insajderi.com