PDK reagon pasi VV vendosi ta votojë buxhetin 2021

PDK reagon pasi VV vendosi ta votojë buxhetin 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që ta votojë buxhetin për vitin 2021, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi,  ka thënë se VV po e ndjek praktikën e partisë së tij.

Sipas tij, opozita duhet të jetë opozitë ndaj pushtetit, dhe jo ndaj shtetit.

Mirë që po e ndjekin të tjerët praktikën e PDK-së që të votojnë buxhetin për vitin 2021.Opozitë ndaj pushtetit, jo ndaj SHTETIT!!! PDK e bën dallimin”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./Insajderi.com