Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, njofton Insajderi.
Pas patrullimit të djeshëm të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, PDK thotë se ky veprim I toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.
Në njoftimin e kësaj partie tutje thuhet se një gjë e tillë poashtu është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territorale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
“Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme. Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrise serbe në territorin e Kosovës. Është e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cënim i sovranitetit”.
“Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së. /Insajderi.com/