Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 70 anëtarë të rinj në Gjakovë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa.
Në një postim në Facebook, Beqa është shprehur se program i tyre politik është i orientuar në avansimin e rinisë, ndërsa ka shtuar se anëtarësimet e reja janë vlerë e shtuar për PDK-në.
“Sot nën organizimin e Rinisë Demokratike Dega në Gjakovë pritem rreth 70 antarë të rinjë, të cilëve ju uruam mirëseardhje bashkë me Nënkryetarin e PDK-së z. Xhavit Haliti dhe Kryetarin e Rinisë në qendër z. Donjet Bislimi”.
“PDK, është e përkushtuar për Rininë dhe Programi i jonë është i orjentuar kryesisht në avansimin e Rinisë. Këto anëtarësime të këtyre të rinjve janë vlerë e shtuar për PDK-në dhe janë pikënisje e fitores se PDK-së në Gjakovë dhe Kosovë”, ka shkruar ai./Insajderi.com
Sot nën organizimin e Rinisë Demokratike Dega në Gjakovë pritem rreth 70 antarë të rinjë, të cilëve ju uruam…
Posted by Hajdar Beqa on Monday, January 4, 2021