PDK: Shpend Ahmeti mashtroi qytetarët edhe me hartat e autobusëve

PDK: Shpend Ahmeti mashtroi qytetarët edhe me hartat e autobusëve

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka publikuar një video ku sipas tyre kanë paraqitur një mashtrim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje për qytetarët e Prishtinës.

PDK thekson në video se si kryetari aktual i Prishtinës më 2013 kishte paralajmëruar se do të vendoste harta të linjave të autobusëve nëpër stacione, por më 2017, stacionet shihen të gjitha të mbuluara me reklama, por pa asnjë hartë të linjave të autobusëve.

“Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe gënjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, performoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë. E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë”, ka shkruar dega e PDK-së në Prishtinë, në faqen e Facebookut.

Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe gënjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, përformoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë. E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë video!

Posted by PDK – Dega Prishtinë on Wednesday, 9 August 2017