PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

PDK thërret konferencë të  jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot (e shtunë), njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ajo do të mbahet duke filluar nga ora 16:00 në selinë qendrore.

“PDK sot, në ora 16:00 mban konferencë të jashtëzakonshme për media, në selinë e zyrës qendrore. Dita: E shtunë Vendi: Selia Qendrore Koha: 16:00”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kësaj konference./Insajderi.com