PDK thotë se Vjosa Osmani ia “vodhi”slloganin

PDK thotë se Vjosa Osmani ia “vodhi”slloganin

Anëtari  i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vjosa Osmani ka kopjuar slloganin “Guxo” të Partisë Demokratike të Kosovë të përdorur gjatë zgjedhjeve të vitit 2004.

Vjosa Osmani ka fillluar fushatën me slloganin “Guxo”, por nga PDK thonë e ishte  i tyre.

“Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Kjo për pjesëtarin e PDK-së do të thotë se kësaj partie “fjalët i qëndrojnë viteve”. /Insajderi.com